Bojkoti drejt 'thyerjes', Basha:
"OK" ndërmjetësimit të PE-së

Bojkoti drejt 'thyerjes', Basha:<br />
 TIRANE –Dy liderët politikë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë pranuar në distancë ndërmjetësimin e politikanëve evropianë për zgjidhjen e ngërçit politik nga bojkoti parlamentar prej mëse 5 muajsh të opozitës.

Pas kthimit nga kongresi i CDU-së në Gjermani, Basha mblodhi aleatët për të diskutuar mbi draftin e propozuar nga eurodeputetët e majtë dhe të djathtë të PE-së, e ku një ndër pikat e kërkuara, është dekriminalizimi i Kuvendit.

Edhe pse nuk e shprehu drejtëpërdrejtë vendimin, kreu i opozitës la të kuptohet se është i gatshëm për konsensus me qeverinë, duke nënkuptuar kthimin në sallën e Parlamentit. Por megjithatë, tha Basha, “topi është qartësisht në fushen e tyre”. Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Shkalla e ndërgjegjësimit të institucioneve europiane është më e lartë se kurrë sa i përket domosdoshmërisë për të mbështetur kauzën e drejtë të opozitës. Kjo shkallë e lartë ndërgjegjësimi si dhe angazhimi konkret që ka ndërmarrë, dhe të cilin unë e përshëndet, si partia jonë Partia Popullore Europiane bashkë me partitë simotra, ashtu  dhe socialistët europianë, është i mirëpritur nga Partia Demokratike dhe aleatët tanë. Jemi ne që kemi kërkuar me zë të lartë dhe parreshur dekriminalizimin e parlamentit, sot jemi më afër se kurrë arritjes së këtyre parimeve, standardeve që ju them edhe një herë që nuk janë për opozitën. Kjo do të thotë që Partia Demokratike është e gatshme të hedhë hapin e saj tjetër bashkë me aleatët, jo vetëm e gatshme, por është edhe propozuesja e rrugëdaljes nga kjo situatë. Nuk jemi ne pengesa, dhe nuk kemi qenë për asnjë cast pengesam por kanë qenë ata që thonin fillimisht nuk dinë cfarë do opozita, pastaj thonin ja kemi plotësuar kërkesat opozitës. Por që shpresoj sot të përballur me solidaritetit midis të majtës dhe të djathtës europiane, për të ndalur praktikat e keqqverisjes parlamentare dhe asgjesimit të mbikëqyrjes parlamentare përmes shkeljes së kushtetutës dhe angazhimit të muskulit kriminal në parlament, do të reflektojnë, shpresoj të reflektojnë, i bëj thirrje të ndryshojnë. Topi është qartësisht në fushën e tyre”, tha Basha.


Ndërkombëtarët marrin opozitën prej dore për ta rikthyer në Kuvend, PE draft me 5 pika


Basha mbledh aleatet, Shehi: Ne 18 dhjetor opozita ne Kuvend

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi këtë të enjte dy aleatët e tij, Dashamir Shehin e LZHK-së dhe Fatmir Mediun e PR-së për të diskutuar në lidhje me bojkotin parlamentar të opozitës i cili vijon prej mëse 5 muajsh.

Basha ka zgjedhur që pas vizitës në Gjermani në kongresin e CDU-së, të presë më vete aleatët në zyrën e tij në selinë e PD-së.

Por gjithashtu ky takim, vjen vetëm një ditë pas deklaratës që kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dha për A1 REPORT, se do të jetë në Parlament më 18 dhjetor, me apo pa PD-në. Dhe po të njëjtin qëndrim Dashamir Shehi e ka shprehur edhe pas takimit kokë më kokë që zhvilloi me Bashën.

Jemi para një zgjidhje dhe shpresojmë që shumë shpejt do kemi lajmë të rëndëishme, java qe vjne është mjaft intensive për rikthmin në parlament, mendoj që në 18 e gjithë opozita do jetë në parlament”, tha Shehi.
 
Basha ka zgjedhur të zhvillojë takime të vecanta me drejtues te partive opozitare, ndërsa më pas do të ketë një mbledhje të përbashkët të deputetëve. Deri atëhetë, pritet të bëhet publik qëndrimi përfundimtar i Partisë Demokratike për rikthimin ose jo në Kuvend të opozitës.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës