TIRANË - Ashtu siç ka paralajmëruar, veptimtaria e komisioneve parlamentare këtë të hënë ka nisur pa praninë e opozitës, e cila ka marrë vendimin për bojkot pasi kuvendi nuk mori në shqyrtim tre kërkesa të saj, mes të cilave edhe një amendim për ligjin e dekriminalizimit.
Dy prej komisioneve, ai i Ligjeve dhe i Sigurisë Kombëtare, janë shtyrë për shkak se nuk plotësohej kuorumi.
Përveç mungesës së deputetëve demokratë, në komisionet kuvendore kanë munguar edhe disa deputetë të mazhorancës duke e bërë të pamundur zhvillimin e mbledhjeve.
Në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare do të raportonte zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi për masat anti-terrorizëm.
Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve në rend të ditës ishte projektligji për shpronësimet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com