Bojkoti i opozitës, eurodeputeti
Flenckeinstein vjen sot në Tiranë

Bojkoti i opozitës, eurodeputeti<br />Flenckeinstein vjen sot në Tiranë
TIRANE - Ndermjetesimi i europarlamentareve Kukan dhe Fleckenstein per zgjidhjen e ngercit politik dhe dhenien fund te bojkotit te Parlamentit po shkon drejt hapit final.

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, përmes një deklarate të përbashkët për shtyp kanë zyrtarizuar ardhjet e tyre në Tiranë, për t’i dhënë fund ndërmjetësimit mes mazhorancës dhe opozitës, për rikthimin e kësaj të fundit në Parlament dhe nisjes së procesit për hapjen e rrugës së bërjes së një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit.

Eurosocialisti Knut Fleckenstein është i pari që ka ardhur në tokën shqiptare, sot më18 dhjetor dhe do të qëndrojë deri më 19 dhjetor. Eduard Kukan, eurodeputeti që përfaqëson të djathtën do të jetë në kryeqytet më datat 21 dhe 22 dhjetor. Eurosocialisti Knut Fleckenstein është takuar sot në orën 18:00 me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, e më pas me kryeministrin Edi Rama në orën 19:00 e ndërsa takimin me kreun e Partisë Demokratike e ka ditën e premte.

Në deklaratën e përbashkët eurodeputetët shkruajnë se do të vijnë në Shqipëri me të njëjtat mesazhe, pavarësisht se në ditë të ndryshme. 
 
Anëtarët e Parlamentit Evropian, Flekckenstein dhe Kukan kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë dhe të mbështesin liderët politikë në Tiranë, në gjetjen e një zgjidhjeje të rrugës pa krye dhe në gjetjen e një marrëveshjeje bashkëpunuese, brenda kuadrit kushtetues dhe institucioneve ligjore.
 
Të dy anëtarët do të mbajnë takime në Tiranë me liderët politikë me të njëjtat mesazhe: Inkurajimin e opozitës që të rikthehet në Parlament dhe të rikrijojë dialogun politik dhe pjesëmarrjen e saj në punët parlamentare; Inkurajimin e të gjitha partive politike në angazhimin e tyre, në procesin që do të sjellë dekriminalizimin e Parlamentit dhe të institucioneve të tjera publike.

Prej 5 muajsh opozita ka opozita ka braktisur Parlamentin, e teksa pas takimeve respektive të kryeministrit Edi Rama e kreut demokrat Lulzim Basha në BE, u arrit një marrëveshje në parim, për krijimin e një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit si kusht i fundit që opozita të rikthehet këtë vit, më 24 dhjetor.

Edhe pse në deklaratën e përgjithshme, eurodeputetët nuk kanë dhënë detaje të platformës zyrtare të marrëveshjes, pritet që takimet në Tiranë t’i japin dhe një formë përfundimtare marrëveshjes pozitë-opozitë, që do të sjellë kështu fundin e ngërçit politik.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)