Bojkoti i procesit mësimor dhe protesta e pedagogëve, sindikata thërret forumin! Olldashi: Duhen kontrata kolektive  

Protesta e një grupi të pedagogëve dhe bojkotimi i procesit mësimor vijon. Sindikata e pedagogëve u mblodh këtë të mërkurë në një forum me pjesëmarrës studentë e pedagogë. Një çështje kryesore që u diskutua ishte nevoja për “kontratë kolektive pune”.

Pedagogia Enkeleda Olldashi e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë u shpreh se pedagogët sot nuk duhet të ndihen sikur janë të punësuar dhe se punëdhënësit janë vetëm studentët e jo drejtuesit e institucioneve.

“Ne ofrojmë një shërbim, nuk i konsideroj më drejtuesit punëdhënës, vetëm studentët. Ata që na japin punë përditë janë studentët tanë, me ata i kemi marrëdhëniet e punës.  Duhet një platformë, dhe më pas të negociojmë një marrëveshje. Duhet të ndihemi sikur nuk jemi të punësuar sot. Shumë profesorë na janë bashkuar, janë ata që dalin dhe kanë kurajë të dalin përballë”, u shpreh Olldashi.

Nga ana tjetër, publicisti Mentor Nazarko u shpreh se pa pedagogë e pa studentë, shqiptarët do mbesin pa atdhe. Ai thotë se propozimi i qeverisë për të pranuar rrogën e propozuar dhe se për të gjetur punë tjetër për të rritur të ardhurat është tepër e vështirë.

"Ju do merrni këtë rrogë dhe po doni ta shtoni bëni një punë të dytë, kjo është shumë e vështirë, sepse pedagogu kthehet në një hamall, që nuk përgatitet për të nesërmen. Kërkimi shkencor është projekt individual, shumica ka një detyrë të lidhur me pedagogjinë. Vijmë te problemi kryesor, nuk do t’i gjejë gjithë këto para qeveria për të plotësuar kërkesat, mendoj se ka më shumë se mendojnë ata. por si? Më parë bëhej jo vetëm mësim por edhe praktike, gjë që mund të ulë taksat e studentëve dhe të krijojë një borgjezi profesorale." 

Kërkesat e pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor