Bojkoti i zgjedhjeve në veri të
Kosovës, rezultat i prapaskenave

Bojkoti i zgjedhjeve në veri të<br />Kosovës, rezultat i prapaskenave
MITROVICE- Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, por fushata zgjedhore e këtij subjekti do të zhvillohet vetëm në jug të lumit Ibër, konfirmon për Radion "Evropa e Lirë", Aleksandar Jabllanoviç, kryetar i Listës Serbe.

Ai sqaron se në veri nuk do të zhvillohet fushatë dhe nuk do t’ju bëhet thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, për shkak se, siç ka thënë ai, në fletëvotimet për zgjedhje qëndrojnë simbolet e shtetit të Kosovës. Por, sipas tij, në garën zgjedhore, janë të gjithë kandidatët e kësaj liste, përfshirë edhe ata të komunave në veri të Kosovës.

Ndaj gjithë kësaj situate, e cila është krijuar me vendimet e Listës Serbe për fushatë zgjedhore vetëm në jug dhe jo në veri, ka reaguar kandidatja e kësaj liste nga Graçanica, Rada Trajkoviç. Ajo edhe më parë pati theksuar se në zgjedhjet parlamentare, fletëvotimet duhet të jenë të njëjta për të gjithë serbët.
 
Sipas saj, situata e tanishme është rezultat i prapaskenave, në të cilat lojtarë janë ata që veprojnë në dëm të zgjedhjeve dhe në dobi të taborit që ka bojkotuar zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë.

Lista serbe i pati ndërprerë aktivitetet parazgjedhore që ditën e parë të fushatës, më 28 maj. Të martën, më 3 qershor, ajo mori vendimin që fushatën zgjedhore ta bëjë në jug të lumit Ibër, por jo edhe në veri.

Marrë nga "Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë