Bojkoti,Meta takon Fleckenstein
'Opozita s'ka sjell asnjë propozim'

Bojkoti,Meta takon Fleckenstein<br />'Opozita s'ka sjell asnjë propozim'
I dërguari i te majtës evropiane Knut Fleckenstein, për zgjidhjen e ngërçit politik ne vendin tonë, nisi takimin e tij te parë pas mbërritjes në Tiranë me kreun e Parlamentit, Ilir Meta. Per gati 30 minuta, Fleckenstein dhe Meta ishin bashke ne takim, pas te cilit kreu i Parlamentit është shprehur i hapur për dialog me opozitën dhe për çdo iniciativë të saj.
 
“Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo dialog dhe marrëveshje që bazohet mbi parimet demokratike edhe në respekt të parimeve kushtetuese që ndihmon në funksionimin më të mirë të kuvendit, dhe krijimit të hapësirave të nevojshme për opozitën. Kemi qenë dhe mbetemi të hapur për çdo iniciative që do të propozohej nga opozita e cila ka ngritur këtë pretendim disa here, edhe në funksion të një kontrolli me të mirë të figurës parlamentare dhe përfaqësuesve politike sot edhe në të ardhmen. Por një propozim apo draft i tillë ende nuk mund të konfirmohet nga askush”deklaroi Meta.

Ndërkohë negociatari Fleckenstein ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Rama mbrëmjen e djeshme.

Gjatë takimit kreu i qeverisë ka shprehur garancinë e tij për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me opozitën. Pika kryesore për të cilën mazhoranca dhe opozita nën monitorimin e ndërkombëtarëve do të bien dakort do të jetë nisja e procesit për hapjen e rrugës së bërjes së një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit. Fleckenstein dhe Kukan do të mbajnë takime në Tiranë me liderët politikë me të njëjtat mesazhe për inkurajimin e opozitës që të rikthehet në Parlament dhe të rikrijojë dialogun politik dhe pjesëmarrjen e saj në punët parlamentare.

meta
FOTO

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)