TIRANE- Mandatet e deputetëve të opozitës kanë filluar numërimin mbrapsht drejt përfundimit të tyre. Vendimi politik i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ka bërë që mandatet e deputetëve të tij në raport me Kushtetutën të vihen në diskutim. Kështu, në qoftë se opozita vijon me bojkotin e saj ndaj institucionit të Parlamentit, deputetët rrezikojnë të mbeten pa mandate. Afatet ligjore të mbarimit të mandateve të deputetëve, parashikon që mungesa prej 6 muajsh në institucionin e Kuvendit, e shfyqizon apo e nxjerr të pavlefshëm mandatin e deputetit.
Kjo është e përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 71, pika 2.d ku thuhet: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm sipas rastit, kur mungon pa arsye mbi 6 muaji rresht në Kuvend”. Në këtë mënyrë opozitës dhe Partisë Demokratike nuk iu ka mbetur dhe shumë kohë për të mbrojtur mandatin e tyre. Janari i vitit 2015 është afati kur opozitës i skadojnë mandatet. Pasi opozita e filloi bojtokin e saj ndaj institucionit të Parlamentit me datë 10 korrik të këtij viti. Në këtë formë opozita ka edhe një muaji kohë për të thyer bojkotin dhe për t’u bërë pjesë e jetës parlamentare.
/Shqiptarja.com