TIRANE - Opozita do të rikthehet në Kuvend në seancën e fundit parlamentare më 24 Dhjetor, duke i dhënë fund kështu bojkotit prej mëse 5 muajsh.
Tashmë shefi demokrat ka pranuar ndërmjetësimin e përfaqësuesve të parlamentit europian Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan për të arritur në përkthimin e kushtit për dekriminalizimin e Kuvendit në një projekligj, të propozuar nga opozita dhe që do të ketë mbështetjen e mazhorancës në miratim, në muajt e parë të janarit 2015.
Por edhe shumica është e gatshtme të konkretizojë me ligj kërkesën e demorkatëve për dekriminalizimin e parlamentit. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Ilir Meta pas një takimi që pati me kryeministrin Edi Rama.
Meta: "OK" pr/ligjit per dekriminalizimin e Kuvendit
Edhe Kreu i parlamentit Ilir Meta ka lënë të kuptohet se mazhoranca është e gatshme të konkretizojë me një ligj kërkesën e opzitës, që është dhe kushti për t’i dhënë fund bojktotit.
"Ne jemi të hapur për të diskutuar dhe për të çuar përpara çdo propozim të opozitës që ndihmon në rritjen e transparencës së Kuvendit dhe njëkohësisht edhe të vetë deputetëve. Ne besojmë se i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës dhe ato për komisionet hetimore, edhe për të drejtën e fjalës së përfaqësuesit të opozitës pas kryeministrit, që do të thosha është edhe një rast unik në historinë e parlamentarizmit pasi nuk besoj se ka një rast të dytë në Evropë, që është edhe kontinenti më demokratik deri më tani", deklaroi Meta.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Bojkoti , ja kushtet që plotësoi qeveria