TIRANE- Sesioni i ri parlamentar duket se nuk do të jetë edhe aq në harmoni sa i përket marëdhënies mazhorancë-opozitë. Kjo pasi opozita përveç prioriteteve të bëra publike për këtë sesion parlamentar, ka në planet e saj strategjinë e radhës.

Është e vendosur të mos njohë procedurën e dhe mënyrën e zgjedhjes nga mazhoranca për anëtarët, kreun e AMA-s dhe anëtarëve të bordit drejtues të KDRTSH-së. Partia Demokratike pretendon që gjatë këtij sesioni parlamentar të rishikojë edhe njëherë procesin nëpër të cilën ka kaluar përzgjedhja për strukturat në fjalë. Në argumentin e Partisë Demokratike procesi dhe mënyra e përzgjedhjes bien në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi ato janë bërë në mungesë të opozitës dhe kështu është shkelur radha dhe si të tillë, zëra nga opozita theksojnë se nuk do të bëhen palë me shkelësit e ligjit.