Bojkoti për zgjedhjet, Vasili:Opozita
të tregojë se respekton Kushtetutën

Bojkoti për zgjedhjet, Vasili:Opozita<br />të tregojë se respekton Kushtetutën
TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e A1 Report, i pyetur në lidhje për një bojkot të mundshëm të opozitës në zgjedhjet lokale 2015 pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzonte kërkesën e saj për reformën territoriale, ai ka theksuar se ky është momenti që opozita të tregojë se edhe ajo e zbaton Kushtetutën.
 
“Ka një insistim të Opozitës që mazhoranca duhet të pranojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka rastin që të tregojë se edhe ajo i dëgjon vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “-u shpreh Petrit Vasili.
 
Sipas tij ky debat ka shteruar, dhe tashmë ka nisur debati për zgjedhjet, pasi pushtetet nuk i ndan as kodi zgjedhir dhe as ndarja territoriale, por votat.
 
““Besoj se 25 vjet pluralizëm kanë sjellë një tjetër lloj sjellje politike, dhe jo bojkot të zgjedhjeve. Asnjë mendje e çartur nuk mund të mendojë se opozita do të refuzonte të merrte pjesë në zgjedhjet e radhës. Jemi në momentin për t’u përgatitur për zgjedhje. Kam dëgjuar se opozita pretendon shumë për fitore në zgjedhje. Nuk ka ndryshuar asgjë në konfigurimin e Qarqeve, nga 15-20 administrata vendore kemi 3-4. Kush ka shumicën e votave do marrë më tepër.” – tha Vasili.
  
Vasili: Parlamenti vendi i debatit, LSI s'e ka mbështetur kurrë bojkotin
Më tej kryetari i grupit parlamentar të LSI foli edhe për bojkotin e nisur nga ana e opozitës prej muajit korrik të këtij viti.
 
Sipas Vasilit forca partiake që ai përfaqëson ka qenë refuzues i bojkoteve, duke cilësuar si vendin më të madh të debatit Parlamentin.
 
“Kemi qenë në opozitë qëkur PS ishte në pushtet. Kemi zgjedhur të qëndrojmë në opozitë në 2005. Nuk zgjodhëm në asnjë moment bojkotin, pavarësisht vështirësive.”- tha Vasili duke shtuar se "në Evropë nuk kemi parë kurrë bojkote".
 
Lidhur me ngjarjen që shkaktoi edhe fillimin e bojkotit të opozitës, incidentit mes Strazimirit me dy deputetë socialistë Vasili theksoi se “Skandalet në sallën e Parlamentit kanë ekzistuar, por ka një zhvillim, rasti është në ndjekje nga Prokuroria.”
 
Petrit Vasili
 
Vasili: Bashkëpunimi Qeveri-Parlament funksionon, 2015-ta më tepër reforma 
Duke u ndalur te bashkëpunimi Qeveri-Parlament, Vasili u shpreh Shumë nisma pozitive kanë dalë nga Parlamenti.
 
“LSI ka pasur në mënyrë absolute një rol kyç në një mazhorancë të konsoliduar. Sfidat nuk mund të fitohen vetëm duke qenë të konsoliduar.  Shumë nisma pozitive kanë dalë nga Parlamenti. Bashkëpunimi Qeveri-Parlament ka funksionuar. Një binom që mbështet njëri-tjetrin. Nuk e kemi konsideruar veten një mazhorancë që nuk kemi opozitë.”- tha Vasili
 
Për vitin e ardhshëm, Petrit Vasili paralajmëroi se do të hetë shumë reforma të reja. Sipas tij një pjesë e këtyre reformave duhet të ishin arritur vite më parë, për këtë arsye duhe të ketë edhe një shtim të ritmit.
 
“Shumë prej problemeve duhet të ishin para mbyllur që para 15 vitesh. Ritmi i reformave duhet të shtohet. Jemi njëkohësisht qytetarë, duhet të rrisim eficencën e administratës publike. Duhet jetë më e shpejtë. Nëse shteti ua ofron shërbimin, është shtet i qytetarëve. Lufta për ta ndryshuar mentalitetin e vështirë pasi kërkon kohë.”-tha në studion e A1 Report kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili: Vendimi i Kushtetueses për “Territorialen”, moment pozitiv
Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ankimimit të PD për reformën territoriale, Vasili tha se është një moment pozitiv që tashmë në një etapë të re të administrimit të vendit.
“Është një moment pozitiv që dhe kjo çështje u mbyll, sepse një ankimi në Gjykatën Kushtetuese dhe suspansa që krijohet duke pritur një vendim ka pjesën e saj të emocionalitetit. Ndodh futja në një etapë të re të administrimit të vendit. Kam qenë nga ata që e kanë mbështetur një gjë të tillë. Sot Shqipëria konfigurohet në një realitet administrativ krejt tjetër, i afërt me realitetet e vendeve të tjera europiane. Kështu fondet në dispozicion dhe projektet e parashikuara bën që të jetë më efektive, në shërbim të qytetarëve dhe të mos shpenzohen para jo në mënyrën e duhur. E ardhmja e Shqipërisë do të jetë një decentralizim edhe me i thellë. Vetëqeverisja vendore është kyçi i një qeverisje më të mirë për qytetarët”, tha Vasili.
 
Vasili tha se opozita duhet të ishte e pranishme në Komisionin e ngritur për reformën territoriale, për të sjellë idetë dhe variantin e saj.
 
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim shterues edhe sa i takon debatit të panevojshëm politik. Edhe PD që më parë e ka shprehur idenë e një reforme administrative u vetëpërjashtua nga procesi. Pra shqiptarët duhet të kishin një ide të opozitës për ndarjen administrative territoriale dhe një ide të mazhorancës, dhe të bënte dallimet. Dialogu dhe bashkëpunimi padyshim që i përmirëson gjerat, por vetëpërjashtimi i PD e ndryshoi situatën. Mendoj se bojkotet nuk të rrisin, nuk të forcojnë, por gjithkush bën zgjidhjet e tij. Mazhoranca parashikoi edhe një përfaqësim të barabartë në komision, nëse opozita do të vinte. Vendimi i qartë i Gjykatës Kushtetuese provoi edhe njëherë se kishim të drejtë për atë që bëmë, dhe se interesat e vendit dhe qytetarëve qëndrojnë më lart se interesat partiake”, vijoi Vasili.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar