TIRANË- Në kohën kur Partia Demokratike po kërcënon për të bojkotuar punimet e Kuvendit, Lulzim Basha zhvillon një takim me drejtorin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në shërbimin e jashtëm, Jonas Johnsson.
Takimi ndërmjet kreut të PD-së dhe shefit të BE-së për Ballkanin Perëndimor u bë në ambientet e selisë së PD-së ku Basha ishte i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi dhe ish-ministria e integrimit, Majlinda Bregu.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike theksohet se, në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Por burime nga selia blu bën me dije se pjesë e bisedës ka qenë edhe mundësia e opozitës për të bojkotuar Kuvendin. Për këtë, Basha ka theksuar se forca politike që ai drejton, mbështet të gjitha nismat pro integruese gjë që mesa duket e ka dyzuar qëndrimin e tij për të bojkotuar Kuvendin, dhe për ta bërë një gjë të tillë, do ti duhet një vendim i unifikuar ndërmjet të gjitha partive opozitare.
Vetë selia blu bënë me dije se në takimin Basha-Johnsson kreu i PD-së, ka shprehur ankesat e PD-së ndaj qeverisjes socialiste duke dëshmuar edhe një justifikim për mundësinë e bojkotit parlamentar. “Z.Basha evidentoi faktin se qeveria nuk reflekton dhe nuk dëgjon asnjë prej thirrjeve të opozitës dhe qytetarëve, përkundrazi ajo po thellon edhe më shumë krizën institucionale dhe politike në vend”, thuhet në njoftimin e PD-së.
SHKARKIMI I ZANA XHUKES DHE LIGJI I NEPUNESIT
Konkretisht, Basha ka folur për refuzimin nga qeveria të zbatimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vonon botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit që e shpall të paligjshëm aktin e saj për të shtyrë zbatimin e Ligjit të Nëpunësit civil, “çka solli si pasoja fushatën e spastrimeve në administratën publike”, thuhet në njoftim.
Basha i ka thënë drejtorit për Ballkanin Perëndimor në BE-së Johnsson se, “Është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit nisma e re të qeverisë, projekti që synon ndryshimin e Ligjit për Nëpunësin Civil në 16 nene, teksa ky ligj ende nuk është zbatuar. Ky projekt, është jo transparent dhe cenon sigurinë juridike të administratës dhe dobëson kushtet e nëpunësve civilë.”
Gjithashtu, kryetari i PD-së është ndalur edhe në çështjen e shkarkimit të Zana Xhukës.
'Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se goditja e institucioneve të pavarura në vend, si rasti i fundit i ILDKP-së, përmes shkeljes së ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe uzurpimit të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, manifeston vullnetin e mbrapshtë të mazhorancës për të shkelur dhe nëpërkëmbur edhe ato standarde që përbëjnë kushte për integrimin europian të Shqipërisë duke e vënë këtë projekt madhor në rrezik për të dytën herë radhazi qëkur kjo mazhorancë u instalua në pushtet.
Basha e njohu z.Johnsson me pakënaqësinë popullore që po krijon qeveria me mungesën e transparencës dhe arbitraritetin në vendimmarrje, me përkeqësimin që po i bën ekonomisë dhe gjendjes së financave publike dhe të qytetarëve dhe familjeve shqiptare dhe me braktisjen e premtimeve të saj të fushatës zgjedhore.'
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com