Bojkoton opozita: Dhunë ndaj
Strazimirit, Qefalia: Do dëshmoj
Opozita duket se do të mbajë një qëndrim bojoktues me parlamentin pas dhunës fizike dje mes deputetëve Gent Strazimir të PD e Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga të PS-së. Noka nga Komisioni i Sigurisë u shpreh se dhuna fizike është fundi i demokracisë. Lutaj: Opozita po kërkon sebepe. Bumçi te i Jashtmi: Sulmi më i rëndë pas Azemit.
TIRANE - Opozita duket se do të mbajë një qëndrim bojoktues me parlamentin pas dhunës fizike dje mes deputetëve Gent Strazimir të PD e Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga të PS-së.
Deputeti Aldo Bumçi, nga komisioni i Jashtëm tha ky është sulmi më i rëndë pas atij ndaj ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari. Bumçi tha se mazhoranca ka dhunuar një deputet të opozitës, dhe kjo sipas tij është kërcënim dhe fakt sipas tij, se situata ka degraduar. Ai ka ritheksuar qëndrimin që u shfaq edhe dje nga lideri i opozitës, se Edi Rama është përgjegjës për këtë ngjarje. E mbi këto argumente, opozita ka braktisur mbledhjen e Komisionit parlamentar të Jashtëm, ndërsa kryetarja Arta Dade tha se dhuna që ka ndodhur nuk ka të bëj me këtë komision. “Erdhën këtu dhe recituan atë që dëgjojmë çdo ditë” u shpreh ajo, ndërsa mbledhja vijoi me seancën dëgjimore me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Deputetët e opozitës kanë braktisur edhe Komisionin e Sigurisë në shenjë proteste. Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u shpreh se dhuna fizike është fundi i demokracisë, ndërsa ka dënuar dhunën e ushtruar sipas tij ndaj deputetit Strazimiri.
“Një grup deputetësh kanë ushtruar dhunë ndaj një deputeti. Dhuna fizike është fundi i demokracisë. Nuk pajtohemi me këtë formë që qeveria të ushtrojë dhunë”, tha Noka.
Ndërsa deputeti socialist Piro Lutaj tha se “opozita kërkon sebepe, për të tensionuar situatën”.
Deputeti Qefalia i përfshirë në konfliktin e djeshëm, shprehu gatishmërinë për të dëshmuar në gjykatë për fyerjet që janë bërë në adresë të tij.
“Unë jam një nga personat që kam kontaktuar me Strazimirin. Zotëria ka qenë i nervozuar dhe ka bërtitur, ndërhyri Garda. Jam gati për të dëshmuar për fyerjet që ka bërë ai”, tha Qefalia.
Sipas deputetit Stërkaj “Strazimiri ka probleme shëndetësore, ta vizitojmë”, ndërsa fjalës së tij iu bashkua deputeti Braho, i cili shtoi se “Ai s’ka probleme vetëm me deputetë, por edhe me ambasadorin amerikan”.
Ndërkaq në Komisionin e Sigurisë vijoi prezantimi i projektligjeve të Ministrisë së Mbrojtjes për Forcat e Armatosura, edhe pa praninë e deputetëve të opozitës. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes në Komision, bëjnë me ditë se “kompetencat e Presidentit nuk preken nga ndryshimet në ligj”, ndërsa theksojnë se “ky ligj do t’i bëjë Forcat e Armatosura më eficente me vendet aleate, dhe do të shkurtojë ndjeshëm procedurat burokratike”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18