Boks, Gjetan Keta mbron titullin
kampion në Bulqizë ndaj rusit

Boks, Gjetan Keta mbron titullin<br />kampion në Bulqizë ndaj rusit
Boksieri i njohur shqiptar Gjetan Keta më në fund realizoi ëndrrën duke mbrojtur titullin kampion për Euroazinë në kategorinë WBC në vendlindjen e tij, Bulqizë përballë rusit Marat Khuzeev.

Shqiptari arriti që të fitonte duelin me boksierin rus me nokaut teknik në raundin e tretë në pallatin e sportit që ishte mbushur si asnjëherë tjetër në mbështetje të djalit të tyre nga Bulqiza. Në përfundim të duelit me rusin, Gjetan Keta falënderoi të gjithë të pranishmit.

“Sot, realizova ëndrrën e shumë viteve për të mbrojtur titullin kampion në vendlindje. Falenderoj të gjithë të pranishmit që më mbështetën. Nuk do ta harroj kurrë këtë fitore” tha ai.

Pas ndeshjes së parë në Bulqizë tashmë pritet që në një të ardhme jo të largët, Keta të mbrojë titullin kampion, pse jo në Tiranë, ku mbështetja do të ishite akoma më e madhe.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme