Përgatitjeve u erdhi fundi. Sonte në 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë do të zhvillohet dueli i shumëpritur i boksit mes Gjetan Ketës dhe turkut Turgay Uzun për titullin interkontinental të peshës së mesme të federatës WBC.
Sfida e sotme pritet që të mbushë pallatin e sportit, ndërsa Keta pavarësisht se nuk e njeh shumë kundërshtarin turk, pasi u zëvendësua vetëm 3 ditë para duelit me një tjetër boksier turk shprehet optimist duke premtuar fitoren.
“Për mua nuk ka asnjë ndryshim edhe pse emri i kundërshtarit ndryshoi gjatë ditëve të fundit. Jam stërvitur shumë dhe jam gati për këtë sfidë. E respektoj kundërshtarin por në ring do ta shikoj si rivalin tim”shprehet ai.
Uzuan pas fitores së ‘sfidës’ së parë me veten duke humbur 3 kg për të arritur peshën beson te triumfi duke u bazuar te eksperienca e akumuluar ndër vite. “Jam i bindur që do ta fitoj.
Për mua nuk ishte aspak problem edhe pse u njoftova përpara 3 ditësh që të bëhem kampion sot. Jam një dhelpër e vjetër në ring. Unë e njoh Gjetanin pasi është një boksier i njohur në Gjermani, megjithatë do ta tregojë ringu kush është përgatitur më mirë”.
Gjatë konferencës pas peshimit të dy boksierëve foli edhe trajneri i shqiptarit nga Bulqiza, Ismail Keta. “Objektivi kryesor është që Gjetani të fitojë titullin interkontinental. Kam shumë besim te vëllai im dhe nxënësit e mi prandaj këtë eveniment e organizova në Tiranë”theksoi ai.
I pranishëm në Tiranë për këtë ndeshje do të jetë edhe zv/presidenti i federatës WBC, Malte Muller, i cili foli me superlativa për shqiptarin Gjetan Keta duke e parë edhe një kampion bote në vazhdim, por nëse do të vazhdojë këtë ritëm.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com