Në tempullin Wembley përpara 90 mijë spektatorëve Antony Joshua është konfirmuar Mbret i peshave të rënda në boks duke mposhtur Wladimir Klitschko.
Dueli i boksit u ngrit në nivelet më të larta të këtij sporti burrëror ku britaniku Anthony Joshua, hodhi në tapet “gjyshin” ukrainas Wladimir Klitschko.
Ndeshje e jashtëzakonshme dhe spektakël në Londër me Klitschko që përfundon i pari në tapet.
Më pas, ishte radha e Anthony Joshua të provonte për herë të parë rënien në tapet, por edhe ai tregoi se është një boksier me një ta ardhme të madhe dhe gjeti forca e u rikthye.
Wladimir Klitschko ishte ai që dominoi ndeshjen deri në raundin e 11, por e gjitha rezultoi një strategji pasi Joshua rikuperoi energjitë dhe u rikthye fuqishëm në raundin e parafundit.
Britaniku arriti ta hidhte dy herë në tapet ukrainasin, ndërsa më pas ishte arbitri ai që e ndali në furinë e grushteve të pambarimta drejt fytyrës së Klitschkos, duke e mbyllur ndeshjen me nokaut.
Anthony Joshua i bëri të tijët 3 gjerdanë nga kjo fitore, ndërsa ruajti vazhdimësine e jashtëzakonshme në karrierën e tij, tashmë me 19 fitore me nokaut në po kaq duele.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com