Boks, Keta mbron titullin kampion
vëllai:Kjo është fitore e shqiptarëve!

Boks, Keta mbron titullin kampion<br />vëllai:Kjo është fitore e shqiptarëve!
BULQIZE - Do të mbronte titullin kampion për EuroAzinë në boks në kategorinë WBC dhe zgjedh që ndeshjen finale ta luajë në vendlindjen e tij në Bulqizë. 

Lajmi gëzoi pa masë qytetin e vogël verior, që biri i kësaj treve, Gjetan Keta, bëri që vendlindja e tij për pak orë të kthehej në kryeqytetin euroaziatik të boksit, ndonëse ky qytet nuk ka as një sallë lojërash sportive.

Në arenën e improvizuar në ish-Fushën e Sportit, brenda së cilës ndodheshin me mijëra spektatore, boksieri shqiptar, Gjetan Keta, mposhti me “Knock-out’ rusin Murat Kazev, duke mbrojtur titullin kampion për EuroAzinë.

Keta arriti ta mposhte kundërshtarin e tij në raundin e katërt, teksa është hera e dytë që ai shpallet kampion në këtë kategori për peshat e mesme.

Ndryshe nga herët e tjera ai këta radhë përfaqësoi flamurin shqiptar, ndërsa në fillim të ndeshjes nuk kurseu falenderimet për ekipin kombëtar të futbollit që mbrojti me dinjitet flamurin në Beograd.

boksi

Ndeshja përballë rusit Kuzev u karakterizua nga një garë e fortë sportive, ndërsa shpejëtsia, zhdervjelltësia dhe goditjet potente bënë që , Gjetan Keta, ta mbyllte ndeshjen me fitore në raundin e katërt duke bërë krenar një komb të tërë.

Fitorja u prit me ovacione në sallë dhe jashtë saj, teksa sportdashës nga mbarë trojet shqiptare kishin ardhur në Bulqizë për të mbështetur Ketën.

Tranjeri i tij njëkohësisht vëllai, Ismail Keta, theskoi se kjo fitore u dedikohet mbarë shqiptarëve, teksa kishte një koment për sjelljen dinjitoze të ekipit kombëtar për të mbrojtur flamurin pas ndërprerjes së ndeshjes me Serbinë.

“Jo vetëm për dibranët se këtu ishin nga gjithë Shqipëria dhe gjithë diaspora, i falenderoj të gjithë. Nuk jam vetëm unë pjesa e suksesit të fitores sonte por ishte dhe mbështetja e publikut shqiptar, qëllimi që ne kishim për Bulqizën, për Shqipërinë, faleminderit shqiptarët, ne dimë të respektojmë, dimë të fitojmë por kemi dhe forcë ti bëjmë ballë humbjes. Atyre dy cunave, se unë nuk merrem me futbollin dhe nuk i njof me emra, për ata ulem në gjunjë dhe ata meritojnë respektin që nuk lanë flamurin shqiptar të njolloset në duart e ndyra, respekt për ata.” tha Ismail Keta

boksi

Keta dhe publiku respektuan edhe kundërshatin rus, teksa kur ku kundua himni i këtij shteti i shtetit rus në sallë ishte qetësia, ndërsa nuk munguan as duartrokitjet për performancën e tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme