Fier po mbahet kampionati kombëtar i boksit për të rinj, me ekipe nga i gjithë vendi dhe me synimin për të pikasur talentet e reja. 19 kategori peshash do të përballen me njëra-tjetrën për boksierë të moshës nga 12 deri në 14 vjeç. Kampionati ka nisur të enjten dhe do të zgjasë deri të shtunën.

“Unë e kam emrin Kebion dhe mbiemrin Lika. Normal që do të fitoj se unë vendos zemrën te boksi dhe askund tjetër,”-u shpreh një boksier 13-vjeçar.

Federata e boksit shqiptar është rikthyer të organizojë kampionatin e moshave në Fier pas rikonstruksionit të palestrës, që ditën e parë ishte e mbushur plot me fëmijë dhe prindërit e tyre të cilët ndiqnin me ankth ndeshjet.

“Jan 88 sportistë që marrin pjesë. 3 janë vajza. Në këto grupmosha konkurrojnë 19 pesha. Këto kampionate janë fidanishte që çelin kampionë dhe formohet rruga drejt medaljeve,”-deklaroi Baftjar Abazaj, organizator i kampionatit.

Në kampionatin kombëtar të boksit për të rinj që po zhvillohet në Fier marrin pjesë 15 ekipe nga i gjithë vendi ku 3 janë nga kryeqyteti.