LEZHE - Boksierët e ekipeve të Sport Klub Tiranës dhe Besëlidhjes, të cilët kanë në përbërje medalistë kombëtar dhe ndërkombëtarë, po i nënshtrohen një stërvitjeje të përbashkët 15 ditore në Lezhë, duke U përgatitur për sfidat e radhës që ata i presin.

Kjo fazë përgatitore i paraprin startit të kampionatit kombëtar të boksit që do të zhvillohet në muajin shtator, teksa këto dy ekipe tentojnë përfaqësim në nivele të larta, siç është kampionati Europian i boksit që zhvillohet në muajin tetor në Kroaci. 

boksieret

Një pregatitje cilësore është starti i suksesit. Boksieri medalist i kampionatit europian Jurgen Uldedaj shpreh bindjen e plotë se do të jetë sërish triumfues. Uldedaj kërkon përfaqësimin dinjitoz dhe podiumin e arenave të boksit ndërkombëtar.

boksieret

Këta sportistë kanë prezantuar nivel të lartë sportiv, ndaj shihen edhe si boksierët e përspektivës. Përballjet e tyrë në arenat ndërkombëtare i kanë sjellë Shqipërisë disa medalje, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e të huajve. Ajo për të cilën kanë nevojë këta sportiste është mbështetja ndaj tyre.
 
boksieret

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)