Boksieri Gjetan Keta ndeshet
në vendlindje me kampionin rus

Boksieri Gjetan Keta ndeshet<br />në vendlindje me kampionin rus
Sonte në 18:00 Gjetan Keta do të përpiqet të mbrojë titullin kampion Euro-aziatik në kategorinë WBC përballë rusit Marat Kazev. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga sfida Keta–Kazev do të shkojnë për ndërtimin e stadiumit të Bulqizës. Boksieri rus është favorit, por Gjeta Keta shprehet se është gati për të dhuruar fitoren e radhës.

“Falënderoj kundërshtarin që ka ardhur të ndeshet në Shqipëri. Dua të fitoj për të bërë krenarë gjithë shqiptarët. Do të jetë një ditë e madhe për të gjithë por unë nuk dua të flas më shumë, mund të them vetëm se jam në formën time më të mirë” shprehet ai.

Gjetan Keta e ka nisur karrierën si profesionist në boks në vitin 2007, numëron 20 duele, 17 prej të cilave i ka fituar ndërsa në 3 është mundur. 14 përballje i ka mbyllur përpara kohe me nokdaun. Marat Khuzeev ka 30 ndeshje në arenën ndërkombëtare me 21 fitore, 8 humbje dhe një barazim. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme