Boksieri shqiptar në Gjermani,
28 vjeçari Krasniqi stërvitet mbi zja

Boksieri shqiptar në Gjermani,<br />28 vjeçari Krasniqi stërvitet mbi zja
GJERMANI - Boksieri shqiptar, 28 vjeçari Robin Krasniqi po përgatitet për duelin e titullit botëror. Stërvitjet mbi zjarr janë një metodë që Krasniqi ka zgjedhur për t’u aktivizuar edhe më shumë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme për të.

Ai është duke u stërvitur fort për duelin që do ta ketë në mars dhe për këtë s’po kursen asgjë nga vetja, duke kryer edhe stërvitje ekstreme mbi zjarr.

Robin Krasniqi do të ndeshet më 21 mars 2015 për titullin ËBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, kundër kampionit të botës, gjermanit Jürgen Brähmer. Dueli Krasniqi vs. Brähmer do të zhvillohet në “Stadthalle” në Rostock.

“Kjo nuk është vetëm një ndeshje sporti për mua, për të fituar titullin e botës kam sakrifikuar shumë deri tani dhe dua të shkruaj histori, ndaj është lufta e 21 Mars-it shumë më shumë se vetëm një duel boksi. Por në fakt nuk dëshiroj të flas apo të shkruaj shumë tani, unë gjithë kohen time do t’ia kushtoj stërvitjeve dhe do ta fitoj titullin. Më besoni se do jap gjithçka për të dalë faqebardhë nga Ringu.”- deklaroi Krasniqi pak kohë më parë.

 Prapa duelit Krasniqi vs. Brähmer është edhe një duel tjetër, ai mes dy trajnerëve gjermanë, Dirk Dzemski (Trajneri i Krasniqit) dhe Karsten Röëer (Trajneri i Brähmer).

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore