Bolivi, punonjësit e seksit në grevë urie

Bolivi, punonjësit e seksit në grevë urie
EL ALTO, Bolivi – Punonjësit e seksit në një qytet bolivian kanë nisur një grevë urie për të kërkuar të zgjidhet konflikti që ka çuar mjekët e gjithë vendit prej një muaji në grevë, duke sjellë mbylljen e spitaleve publike.

Mjekët vazhdojnë grevën e tyre prej një muaji, për një konflikt me ministrinë e shëndetësisë për orët e zgjatura të punës.

Një grup punonjësish seksi, meshkuj dhe femra, u futën në hollin e një qendrre shëndetësore dhe nisën një grevë urie, që këmbëngulin ta vazhdojnë deri sa të zgjidhet situata. Grevistët, që i mbajtën të mbuluara fytyrat e tyre, theksuan se nëse spitalet vazhdojnë të rrinë mbylluar, ata nuk mund të vizitohen në mënyrë të rregullt dhe kjo është e rrezikshme si për ta, ashtu edhe për popullatën e gjerë. “Mund të ketë shpërthime sëmundjesh seksualisht të transmetueshme”, shpjegon Lilli Cortez, presidente e Organizatës se Punonjësve të Natës që mbron të drejtat e punnjësve të seksit, “ne vizitohemi një herë në javë, por për shkak të grevës së mjekëve ka mbi një muaj që nuk vizitohemi dot”.

Në Bolivi ka rreth 45 mijë punonjës seksi të regjistruar. Sipas ligjit në vend, ata duhet të vizitohen falas një herë në javë në qendrat mjekësore publike, që të mund të punojnë në rrugë dhe shtëpi publike.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari