Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë
Përbërësit:
- 2 gota bollgur
- 1 pako e vogël salçiçe
- 3 vezë
- 1 karrotë
- 1 qepë e thatë
- 2 qepë të njoma
- 1 degë selino
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Gjalpë
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë salçiçet dhe i bëjmë omletë të copëtuar. Ziejmë bollgurin në ujë të bollshëm, më pas e kullojmë. Në tiganin ku bëmë vezët kaurdisim qepën e grirë, shtojmë karrotën e prerë në kubikë sikurse dhe selinonë. Shtojmë ujë dhe i lëmë perimet të gatuhen. Më pas shtojmë bollgurin dhe erëzat. Në fund rregullojmë shijen me erëzat, qepët e njoma dhe majdanozin dhe shtojmë omletën me salçiçe.