Bombë e Luftës së dytë Botërore,
mbyllet aeroporti i Londrës

Bombë e Luftës së dytë Botërore,<br />mbyllet aeroporti i Londrës<br>
Një prej aeroporteve të Londrës u mbyll për shkak të një “kërcënimi” të mundshëm me bombë.

“London City Airport” mbylli dyert pasi gjatë punimeve paraprake për zgjerimin e tij u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore.

Fluturimet tashmë do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo.

Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.

Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë tjetër të sigurt.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit