Bombë me hidrogjen në Paqësor
nga Koreja Veriut, reagon Jim Mattis

Bombë me hidrogjen në Paqësor<br />nga Koreja Veriut, reagon Jim Mattis
Jim Mattis, Sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi sot se nëse Koreja e Veriut do të testojë një bombë me Hidrogjen në Oqeanin Paqësor do të ishte një demonstrim tronditës i papërgjegjshëm, në përgjigje të kërcënimeve të Phehianit.

Reagimi Mattis vjen në sfond të tensionit verbal mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriut, Kim Jong-un për programin dhe testet bërthamore të shtetit komunist.

Kreu I diplomacisë koreano-veriore deklaroi në OKB para gazetarëve se vendi i tij parashikonte shpërthimin e një bombe me hidrogjen jashtë territorit të tij.

 “Ky do të ishte një demostrim tronditës i papërgjegjshëm në planin shëndetësor, të stabilitetit dhe të mospërhapjes së armëve bërthamore”, deklaroi Mattis për shtypin pas nisjes për në Indi ku do të zhvillojë një vizitë treditore.

Kreu i Pentagonit refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse një provë e kësaj natyre përbënte një akt lufte

SHBA dërgoi të shtunën avionë luftarakë në kufirin koreano-verior duke rritur presionin ndaj Phenianit në mënyrë që Kim Jong-un të hiqte dorë nga testet bërthamore e balistike.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA