Ka shkuar në 235 numri i viktimave nga sulmi që tronditi sot Egjiptin, ndërsa raportohen mbi 100 të plagosur. Sulmi me bombë ndodhi pranë një xhamie, ku njerëzit po falnin namazin e së premtes, ndërsa në tentativë për t’u larguar ata janë sulmuar dhe me breshëri plumbash.
/Shqiptarja.com
Nuk dihet ende kush janë përgjegjësit e këtij sulmi të tmerrshëm, por vitet e fundit militantët xhihadistë kanë bërë kryengritje, duke kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse, pasi ushtria përmbysi presidentin islamik, Mohammed Morsi, në korrik të vitit 2013.
d.c./shqiptarja.com












