Bomba me hidrogjen, SHBA i
tregon 'dhëmbët' Koresë së Veriut

Bomba me hidrogjen, SHBA i<br />tregon 'dhëmbët' Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë treguar dhëmbët Koresë së Veriut, pasi vendi komunist njoftoi se kishte kryer provën e bombës me hidrogjen. 

Bombarduesi amerikan me rreze të gjatë veprimi fluturuan mbi Korenë e Jugut, si për t’i treguar fqinjit të saj komunist se çfarë mbështetje ka për Seulin.

Avioni “B 52”, i aftë të transportojë një bombë bërthamore, është parë të lëvizte mbi bazën ajrore “Osan”, 72 kilometra në jug të kufirit që ndan dy vendet, përpara se të kthehej mbrapsht në bazën e vet pranë Guamit. Bombarduesin e shoqëronin dy avionë luftarakë, njëri amerikan, tjetri koreano-jugor.

Kreu i Komandës amerikane për Paqësorin, u tregua mjaft i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij. Ai tha se fluturimi ishte një demonstrim i angazhimit të hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve në Korenë e Jugut e Japoni, si dhe për mbrojtjen e vet tokës amerikane.
 
Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga njoftimi i Koresë së Veriut për provën e bombës me hidrogjen, ekspertët dhe agjentët sekret deri tani nuk kanë zbuluar nëse ky njoftim është i vërtetë. SHBA është shprehur skeptike mbi kapacitetet teknologjike të vendit komunist për të ndërtuar një bombë me hidrogjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët