Maxine Water, Përfaqësuesja në Kongresin e Kalifornisë beson se pas sulmeve me raketa kundër Sirisë, qëndron dëshira e presidentit Trump për të hequr sanksionet ndaj shtetit të Rusisë.

Sipas Water përshkallëzimi i tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit është vetëm një “trillim” shkruan The Huffington post.

Maxine Water është shprehur më tej se, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin janë miq të pandashëm, duke shtuar më tej se ngjarjet e fundit po bëhen për të hequr sanksionet ndaj Rusisë dhe për të shfrytëzuar naftën në Arktik.

E ndërsa njihet për deklarata të tilla ligjëvënsia amerikane ka thënë se Trump gjëndët në krahë të Putinit, përderisa sulmet ndaj Koresë vazhdojnë.

Rusia po e rrit ndikimin në shtetin amerikan ka thënë me bindje të plotë Water.
 


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com