Dy persona humbën jetën nga bombardimet e natës së djeshme në Kharkiv, qyteti i dytë më i rëndësishëm pas kryeqytetit.

Kjo u njoftua nga shërbimet e urgjencës ukrainase duke shpjeguar se për shkak të një sulmi artilerie në ndërtesa shumëkatëshe në lagjen Nemyshlyansky të Kharkiv, disa apartamente në dy ndërtesa banimi u shkatërruan. 

Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin jetën e katër personave të nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa për dy të tjerë nuk kishte asgjë për të bërë. Një shkollë në Kharkiv është sulmuar gjithashtu rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Në 21 ditët e luftës 500 viktima janë raportuar në Kharkiv nga bombardimet dhe sulmet.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme