Një avion sirian bombardoi qytetin Ras al-Ain në orët e para të së hënës pak metra larg vijës kufitare me Turqinë.

Forcat e Bashar al-Assad janë në tentativën për të marrë kontrollin e zonës nga rebelët. Bombardimi shkaktoi një mjergull tymi e cila është regjistruar në video dhe transmetuar nga agjencia Reuters.

Qyteti Ras al-Ain u mor në kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane që prej të enjtes ndërsa numri i refugjatëve të larguar nga Siria drejt Turqisë ka arritur në më shumë se 120 mijë.

Dhjetëra mijëra të tjerë të paregjistruar po qëndrojnë në qytetet dhe fshatrat në vijën kufitare mes dy shteteve. Turqia nga ana e saj ka shtuar masat e sigurisë në 910 kilometra vijë kufitare me Sirinë duke ju përgjigjur me të njëjtën formë agresionit nga territorin e saj.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)