Një fëmijë dyvjeçar u vra, katër persona u plagosën pasi pushtuesit rusë qëlluan fshatin Novi Petrivtsi në veri të Kievit, shkruan policia rajonale e Kievit në Facebook.
Më 17 mars pushtuesit qëlluan me artileri të rëndë shtëpitë e banimit në rajonin Vyshgorod.
Si pasojë e bombardimeve, një pallat u shkatërrua, duke dëmtuar ndërtesa banimi fqinje. Aktualisht bëhet e ditur për vdekjen e një fëmije dy vjeçar dhe plagosje të shumta të katër personave.
Në vendngjarje po punojnë mjekë, si dhe efektivë të policisë, të cilët po kontrollojnë pasojat e të shtënave.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë









