Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj

Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj

Foto ilustruese

Intensiteti i përshkallëzuar i bombardimeve të Rusisë ndaj Ukrainës me raketa gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur në nivel alarmi edhe aleancën ushtarake të NATO-s. Kievi denoncoi se Moska kishte lëshuar të paktën 100 dronë duke bombarduar gjithandej dhe shkaktuar viktima, mes tyre edhe një anëtar i stafit të “Reuters”.

Ditën e sotme janë raportuar evakuime banorësh të Ukrainës nga territoret e kthyera në shënjestër të Kremlinit, teksa u prekën 11 rajone dhe dëmtuan termocentralet e energjisë elektrike në Lviv. Po kështu edhe Polonia ka dhënë alarmin, pasi trupat ushtarake ruse janë parë afër.

Ky është cilësuar si një nga sulmet ajrore më të fuqishme të nisura nga rusët në muajt e fundit dhe po prek veçanërisht infrastrukturën energjetike të vendit, si kundërpërgjigje për pushtimin ukrainas në Kursk.

"Kursk do të ketë një përgjigje", tha zëdhënësi Peskov.

NATO e alarmuar, sulmet ruse shumë pranë kufirit të Aleancës! Polonia ngre avionët

Raketat goditën gjithashtu në perëndim të vendit, me NATO-n që rriti nivelin e gatishmërisë dhe pilotët polakë u ngjitën në qiell për të mbrojtur kufijtë e Aleancës, raporton “La Repubblica”.

Komanda operacionale e ushtrisë polake njoftoi këtë të hënë (26 Gusht):

"Kujdes, në pjesën juglindore të vendit mund të ketë një rritje të nivelit të zhurmës lidhur me fillimin e operacioneve në hapësirën tonë ajrore nga avionët polakë dhe aleatë. Që në orët e para në mëngjes është vërejtur një aktivitet intensiv i aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, i lidhur me sulmet e kryera ndaj objektivave të vendosura, ndër të tjera, në territorin perëndimor të Ukrainës”, njofton komanda operacionale e Forcave të Armatosura, duke komunikuar.

Sulmet e sotme ruse goditën edhe zonën perëndimore të Ukrainës, zonë që kufizohet drejtpërdrejt me Poloninë dhe për rrjedhojë me NATO-n.

Ndërkohë, një raketë ruse goditi dje (25 Gusht) një hotel në Kramatorsk dhe vrau Ryan Evans, një anëtar i stafit të “Reuters”, teksa plagosi dhe dy gazetarë të tjerë.

Ndërsa përparimi ukrainas vazhdon në Kursk, rusët po shtyjnë në Donbass, duke vënë në rrezik serioz stabilitetin e linjave mbrojtëse të Ukrainës. Dhe së fundi, në veri, grumbullimi i trupave bjelloruse në kufirin e Ukrainës është gjithashtu shqetësues.

Zelensky i kërkon ndihmë aleatëve Perëndimorë: Ndërhyni për të mbrojtur dhe veten tuaj!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar ndihmë forcave ajrore evropiane për të shkatërruar valët e raketave dhe dronëve rusë, gjithsej 200, të cilat sot përsëri goditën masivisht vendin e tij.

“Në disa rajone të Ukrainës, ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët njerëzore nëse forcat ajrore të fqinjëve tanë evropianë do të punonin së bashku me luftëtarët tanë F-16 dhe mbrojtjen tonë kundërajrore”, tha ai në një fjalim të transmetuar në Telegram.

Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës u ka kërkuar aleatëve që të bien dakord për të rrëzuar dronët dhe raketat ruse mbi territorin ukrainas pas fillimit të një sulmi masiv rus. Dmytro Kuleba tha në X se "pajtimi për të përdorur aftësitë e mbrojtjes ajrore të partnerëve për të rrëzuar raketat dhe dronët pranë hapësirës së tyre ajrore" do të ndihmonte për t'i dhënë fund sulmeve ruse në Ukrainë më shpejt.

Gjermania ngre alarmin për sabotim rus në një objekt të NATO-s

Shërbimet e inteligjencës gjermane kanë marrë lajme për një aksion të mundshëm sabotues rus kundër një objekti të NATO-s.

“Forcat ruse kryen sulme masive në infrastrukturën energjetike të Ukrainës sot (26 Gusht)”, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës, cituar nga “Tass”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • italia,: 26/08/2024 19:50

    ik o Palacio futi ndonje doze cianur si para ardhesi yt xhaxhi Adolf, se vrave popullin tend per interesin e HUNTER BIDEN.Idiot dhe cifut i keq do te futesh boten ne luften e tret se ske me plakushin qe te perkedheli...

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/08/2024 19:08

    Ky kllouni u ngref shum sepse do shkaterronte rusine Por beri vetem qr shkaterroi dhe vrau popullin e vete

    Përgjigju
  • Turi: 26/08/2024 14:11

    Ky nuk e kupton qe amerika e perdori ate dhe vendin e tij dhe tani do ta leshoj si beri me Afghanistanin , mjere ata bij nenash qe humben jeten per tu pasuruar disa si ky cifuti

    Përgjigju
    • @ tekikun e gazuar;: 26/08/2024 19:58

      Rusia nuk e do Nato ne Ukraine!!!Truri yt i gazuar me pordhe USA si mendon se po i rruhet ca do Nato???Nato vete luftra prodhon se do shesi Arme...behuni gati se Nato te braktis kur i ngec preshi brenda...

    • Tekniku: 26/08/2024 16:27

      Sa I mencur je mor Turi Nato e do kufirin me ruset me nje Ukraine ne Nato

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?