Policia ukrainase njoftoi se një shtetas amerikan u vra në Chernihiv në një bombardim të nisur sot nga trupat ruse. 

“Policia po dokumenton pasojat e bombardimeve ndaj civilëve në qendër të Chernihiv”, shkruan policia lokale. 

"Sot, pushtuesit kryen edhe një herë një sulm me artileri të rëndë ndaj civilëve të paarmatosur të qytetit. Ka të vdekur dhe të plagosur. Mes të vdekurve është një shtetas amerikan," shkruan La Repubblica.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë