Bombardohet baza amerikane duke plagosur disa ushtarë amerikanë, Biden urdhëron ushtrinë të bombardojnë tre vende në Irak

Bombardohet baza amerikane duke plagosur disa ushtarë amerikanë, Biden urdhëron ushtrinë të bombardojnë tre vende në Irak

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të bombardonte tre vende në Irak të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani, pasi disa ushtarë u plagosën në një sulm në një bazë amerikane pranë aeroportit tregtar Erbil në veri të vendit. Kështu tha Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Forcat ushtarake amerikane kryen sulme të nevojshme dhe proporcionale në tre objekte të përdorura nga Kataeb Hezbollah dhe grupet e lidhura në Irak. Këto operacione precize ushtarake janë një përgjigje ndaj një sërë sulmesh kundër personelit amerikan në Irak dhe Siri nga milicitë e sponsorizuara nga Irani, duke përfshirë të fundit nga Kataeb Hezbollah dhe grupet e lidhura me Iranin në bazën ajrore", tha Austin në një deklaratë.

Në përgjithësi, Rezistenca Islamike në Irak ka nisur më shumë se 100 sulme kundër bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri, duke thënë se kjo është në hakmarrje për mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin në kontekstin e luftës në Gaza, raporton La Repubblica.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se "vlerësimet fillestare tregojnë se sulmet ajrore të SHBA-së shkatërruan objektet në shënjestër dhe ka të ngjarë të vranë një numër militantësh të Kataib Hezbollahut. Nuk ka indikacione për viktima civile".

Sulmi i djeshëm në Erbil u plagosën tre ushtarë amerikanë, një nga i cili është në gjendje të rëndë, njofton Shtëpia e Bardhë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë