Bombardohet një shkollë në Siri
10 të vdekur dhe 30 të plagosu
Sipas të dhënave paraprake 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me "bombë vakum" të ndërmarrë nga ushtria siriane ndaj një shkolle fillore në rajonin Ensari të Halepit që është nën kontrollin e forcave opozitare.
Sipas të dhënave paraprake 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me "bombë vakum" të ndërmarrë nga ushtria siriane ndaj një shkolle fillore në rajonin Ensari të Halepit që është nën kontrollin e forcave opozitare.
Sipas informacioneve të marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajon mësohet se një avion luftarak i ushtrisë siriane ka bombarduar me "bombë vakum" shkollën Said el- Ensari në rajonin Ensari të Halepit.
Zyrtari i mbrojtjes civile i cili kërkon të mbetet anonim tha se "në sulmin e ndërmarrë nga forcat e regjimit kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë ku mes tyre mësues dhe nxënës. Gjithashtu si pasojë e bombardimit janë shkatërruar edhe shumë mjete tjera".
Zyrtari i cili thekson më tej se për shkak të sulmeve ajrore të regjimit në rajone, të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep, është paralajmëruar populli "që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre" ai ka pohuar se: "Në mënyrë për të mos lejuar që Esadi të ndërmarrë masakra të reja në Halep, kemi paralajmëruar popullin që të mos dalin jashtë, dhe të mos qëndrojnë në vende të populluara dhe në vendet e tregjeve".
Ndërsa një nga aktivistët lokalë, Ahmed Jasir duke theksuar se forcat e regjimit po sulmojnë me "bomba vakum" rajonet Ensari dhe Besatin Kasr të Halepit ai u shpreh se "forcat e Esadit që nga dita e djeshme e deri më tani po sulmojnë me bomba vakum vendet e populluara nga civilët dhe vendet e tregjeve. Në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep iu është kërkuar civilëve që të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme. Avionët luftarakë janë duke bombarduar që nga mëngjesi e deri tani. Nga frika nuk mund të dalim jashtë".
Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian të cilët kanë konfirmuar se në sulmet ajrore në rajonin Ensara kanë humbur jetën 4 mësues, ka theksuar gjithashtu se sulmet e regjimit janë akoma në vazhdim./Gazetaexpres/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6082
Lajme të tjera
-
Punonin si agjentë të fshehtë për Izraelin, Irani dënon me vdekje 5 persona! Mes tyre edhe një grua
23 Mars, 15:11
-
Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti
23 Mars, 14:58
-
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
23 Mars, 14:54
-
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
23 Mars, 14:53
-
Vizita në Britani të Madhe/ Rama takim me kryetarin e Kuvendit
23 Mars, 14:50
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
23 Mars, 14:43
-
Dy gola në transfertë, Shqipëria U-19 fiton në Maltë
23 Mars, 14:41
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme
23 Mars, 14:39
-
Berisha përplaset me Ulsi Manjën: Intrigant, firmose inceneratorët! Ministri: Ata të tutë firmosën Gërdecin
23 Mars, 14:38
-
Inceneratorët/ Berisha në Kuvend: Ahmetaj fajtor, por Edi Rama është përgjegjësi kryesor
23 Mars, 14:37
-
Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
23 Mars, 14:27
-
Me ftesë të Begajt, presidenti i Austrisë vizitë treditore në Shqipëri! Do të pritet me ceremoni shtetërore
23 Mars, 14:24