Bombarduan maternitetin në Mariupol, Rusia në OKB tregon fotot e spitalit: Është e paprekur, s'kemi sulmuar! Është e gjitha propagandë

Bombarduan maternitetin në Mariupol, Rusia në OKB tregon fotot e spitalit: Është e paprekur, s'kemi sulmuar! Është e gjitha propagandë

I dërguari rus në OKB, Vasily Nebenzya, tregoi fotot e maternitetit që disa ditë më parë u bombardua nga trupat ruse, duke pretenduar se është i "paprekur" dhe nuk është sulmuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. 

“Nuk u shkatërrua, e shihni?” tha ai duke tundur fotot dhe duke pyetur përfaqësuesit e tjerë. 

"A duket e shkatërruar? A duket si një ndërtesë e goditur nga bomba thërrmuese?" , bëriti ai. 

Dhe më pas ai tregoi një foto të gruas shtatzënë të plagosur duke këmbëngulur se është një “foto false” e ndërtuar me mjeshtëri nga një blogere mode. 

“Kjo është propagandë e ndyrë me të cilën jemi ngopur”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rusia vijon bombardimet, rrethon Mariupolin! SHBA: Po afrohen drejt Kievit! Autokolona gjigande është shpërndarë! Biden ndalon importin e havjarit dhe vodkës: Putin e humbi luftën


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor