SHBA - I akuzuari për sulmet me bombë në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, ka deklaruar se është “i pafajshëm” për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. 19-vjeçari me origjinë nga Çeçenia u përball në Gjykatën Federale të Bostonit me 30 akt-akuza për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë me dy shpërthimet e 15 prillit 2013, që vranë tre persona, përfshirë një djalë 8-vjeçar.
Tsarnaev përsëriti disa herë se nuk ishte fajtor teksa akuzat iu lexuan në gjykatë. Por, prokurorët mund të ngulin këmbë për dënimin e tij me vdekje për 17 akt-akuzat. I dyshuari akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e një personi të katërt, një oficeri policie, i cili u qëllua për vdekje nga ai dhe i vëllai, Tamerlan, në ditët pas atentatit.
Vëllai i Tsarnaevit, që dyshohet se ka bërë planifikimet për këtë sulm, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Shpërthimet me bombë në maratonën më të famshme në botë ishin ndodhia më e hidhur në tokën amerikane që nga sulmet e 11 Shtatorit.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com