Së paku gjashtë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi në afërsi të Piramidave të Egjiptit. Bomba ishte vendosur në një kosh plehrash në afërsi të kontrollit të sigurisë.
 
Burimet e sigurisë raportojnë se të gjitha viktimat janë policë që punojnë pranë kësaj pike turistike, ndërsa edhe 4 efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur.  
 
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë autorësinë e sulmeve ndërsa i gjithë vendi i përshkruan si martirë viktimat që sakrifikuan jetën në mbrojtje të vendit.

[gallery]20096[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com