Bombola e ajrit shpërthen si bombë, të merr jetën! Zjarrfikësi flet në ‘Report tv’ pas vdekjes së ndërtuesit në Sarandë

Bombolat e ajrit që përdoren nga zhytësit janë të ngjashme me ato të zjarrfikëseve ndaj Luan Kapaj e njeh mirë funksionin e tyre por dhe rrezikun. Duke folur për “Report tv”, shefi i shuarjes së zjarreve në Shërbimin Zjarrfikës të Vlorës tha se ato duhet të kolaudohen nga specialistët së paku një herë në vit.

“Në rast se shpërthen një bombol është shumë e rrezikshme. Shkaku kryesor është përdorimi i gjatë. Bombola mund të dëmtohet ose kripohet nga brenda dhe mund të kthehet në rrezik. Dua të theksoj se këto janë bombola ajri dhe jo oksigjeni. Këto bombola duhet të kene aparate te mirefillta dhe mbushen nga specialistët dhe të mos përdoren në kohë të gjatë, pra duhet të kolaudohen çdo vit”, tha ai.

Në rastet e shpërthimit aksidental personat që mbajnë këtë pajisje në shpinë nuk kanë shpëtim.

“Në rast se shpërthen i merr jetën personin që e mban. Presioni i një bombole ajri me 300 bar është i lartë. Nëse e krahasojmë me një gome makine që ka 8 bar dhe nëse shpërthen merr jetë, imagjino rrezikun me 300 bar...”, shprehet me tej.

I pyetur specifikisht për rastin e Sarandës, ku humbi jetën ndërtuesi Armandi Nelaj, zjarrfikësi tha se ekspertët duhet të përcaktojnë lëndën shpërthyese, por nuk perjashtohet as bombola e ajrit.

“E kam ndjekur rastin e Sarandes dhe mund të shperthejë nga keëperdprimi ose perdorimi i gjate i kesaj bombole. Mendoj se mund t’i ketë marrë jetën nga mungesa e koalidimit të bombolës”, thekson Kapaj.

 

Kur kanë kaluar 4 ditë nga shpërthimi që i mori jetën 52-vjeçarit Armandi Nelaj pranë Portit në Sarandë, ende nuk ka dalë akt-ekspertiza e shkakut të shpërthimit. Policia ende nuk ka arritur të zbulojë nëse ka qenë aksidental nga bombola e ajrit apo kemi të bejmë me ngjarje kriminale dhe shpërthimi mund te kete ndodhur si pasojë e vendosjes së tritolit.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja