'Bombolat e gazit 5 kg s'duhet të rimbushen, janë njëpërdorimshe'/Goxhaj: Kujdes! (VIDEO)

TIRANË- Përdorimi i bombolave të gazit gjatë sezonit të dimrit shtohet ndjeshëm, duke u bërë shkak dhe për shpërthime zjarri.

Kreu i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj i bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përdorimin e gazit të lëngshëm, bombolat 5kg nuk duhet të rimbushen.

“Bombolat që përdorin në banesat e tyre gjithmonë duhet të kolaudohen. Ndërrimi i bombolave duhet të bëhet nga specialistë të mbushjes së bombolave jo nga vet qytetarët. Bombolat e kampingut asnjëherë nuk duhen të rimbushen. Bombolat e kampingut janë për tu përdorur për aq kohë sa janë të mbushura me gaz dhe me mbarimin e gazit ato bombola nuk duhet të rimbushen, nuk duhet të përdoren më. Pothuajse mbi 90% të rasteve të shpërthimit të gazit në banesa ka ardhur nga këto bombola”-u shpreh kreu i zjarrfikësve.

Sipas Goxhajt, një ndër shkaqet e zjarreve gjatë sezonit të dimrit janë dhe kasetat elektrike. Kjo pasi në dimër vihen në punë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, duke shkaktuar mbinxehje të sistemit, e si rrjedhojë bëhen shkaktarë të zjarreve. Goxhaj tha se shërbimi zjarrfikës duhet të ketë një numër më të lartë punonjësish. Ai ka sqaruar se për tu bërë pjesë e shërbimit zjarrfikës aplikuesit duhet të plotësojnë disa kritere.

“Në bashkinë e Tiranës kemi 116 zjarrfikës. Më ligjin e ri për shërbimin zjarrfikës duhet që ky numër të jetë edhe pak më i madh. Për t'u bërë pjesë e këtij shërbimi duhet të kesh arsim, të paktën arsim të mesëm, duhet të jesh nën moshën 30 vjeç, gjithashtu duhet të kesh dhe të dhëna të mira fizike”-tha Goxhaj

Kreu i shërbimit zjarrfikës thekson se duhet të ketë një shkollë për shërbimin zjarrfikës, që të jetë e veçantë, jo me institucione të tjera si Policia Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

“Unë jam i idesë që shërbimi zjarrfikës duhet të ketë një shkollë, të jetë shkollë për shërbimin zjarrfikës dhe kjo shkollë duhet të jetë e veçantë, nuk duhet të jetë me institucione të tjera të Policisë së Shtetit ose të Forcave të Armatosura. Mendoj që karriera për punonjësit e shërbimit zjarrfikës duhet bërë brenda shërbimit”-u shpreh Shkëlqim Goxhaj

Në Tiranë janë 116 zjarrfikës, të cilët çdo ditë bëjnë përgatitje fizike nga ora 09:00-10:30 të mëngjesit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja