Bonaventura nderon Milanin,
Barcelona rikthehet +8 nga Reali

Bonaventura nderon Milanin,<br />Barcelona rikthehet +8 nga Reali<br>
Vjen edhe fitorja e parë në pankinën e Milanit për Gennaro Gattuson. Kuqezinjtë u rikthyen tek fitorja duke mund 2-1 Bologna-n në “San Siro” në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A. Heroi i mbrëmjes ishte mesfushori Bonaventura që shënoi të dy golat. Rrjetën për herë të parë e tundi në minutën e 10-të.

Mesfushori i Milanit shfrytëzon mjaft mirë një spondë të Kalinic dhe e dërgon topin në rrjetë. Bologna bëri një ndeshje të mirë dhe do të arrinte të barazonte në minutën e 22-të me sulmuesin Verdi. Megjithatë Milani nuk mund të gabonte sërish dhe Bonaventura do shënonte golin e fitores në minutën e 76-të pas një krosimi të Borinit. Tre pikë për Milanin që ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe mban vendin e 7-të.

Në Spanjë Barcelona nuk e diskuton kreun e La Ligas. Katalanasit rikthehen të fitojnë pas dy barazimeve dhe kanë mundur në “El Madrigal” Villarrealin 2-0. Barcelona krijoi shumë raste që nuk i finalizoi dot dhe morri një ndihmë të madhe kur Raba i vendasve u ndëshkua me të kuq në minutën e 60-të. Më pas erdhën edhe golat ku të parin e shënoi Luis Suarez në minutën e 72-të.

Uruguajani finalizoi mjaft bukur një aksion fantastik. Nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve edhe Leo Messi. Kapiteni tundi rrjetën në minutën e 82-të. Barca me 39 pikë në vend të parë rikthen diferencën prej 8 pikësh nga Reali. Ndërsa për Atletico Madrid ka ardhur fitorja e tretë radhazi. Skuadra e Simeones ka mund 1-0 Real Betis falë një goli nga Saul.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal