TIRANE- Bonot e thesarit kanë shënuar këtë javë një tjetër rekord në rënie, duke ngritur pikëpyetje te të gjithë ata qytetarë që e shohin tregun e letrave me vlerë si një mënyrë për të përfituar diçka nga kursimet e tyre. Norma e Interesit të bonove me afat maturimi gjashtë mujor për herë të parë prekën normën 2.82%. shumë pranë minimumit historik arriti edhe norma e interesit të bonove një vjeçare: 3.19% (rekordi historik i përket vitit të shkuar, 3.18%).
Gjithsesi, tregu i bonove të thesarit ofron norma më të larta fitimi duke parë atë që ofron tregu i depozitave bankare: normat e interesit të depozitave me maturim një vjeçar në lek, në muajin qershor arritën 1.04%, ndërsa ato në euro 0.26%.
/Shqiptarja.com