Bonot e thesarit, kërkesë
e ulët nga bankat tregtare

Bonot e thesarit, kërkesë<br />e ulët nga bankat tregtare
Në ankandet e kësaj jave të bonove të thesarit nuk u arrit të sigurohej shuma e plotë e shpallur nga Banka e Shqipërisë, si për bonot 12 mujore, ashtu edhe për ato 3 mujore. Nga 15.9 miliardë lekë gjithsej të shpallura për financim, u siguruan vetëm 13.3 miliardë lekë.

Tregu i bonove të thesarit po shfaq vështirësi në rritje të qeverisë për të siguruar borxhin e planifikuar në tregun e brendshëm. Kjo tregon se sistemi financiar dhe sidomos bankat nuk kanë më të njëjtën predispozitë për të rritur investimet në titujt e qeverisë.

Huamarrja e lartë e viteve të fundit ka thithur shumë prej fondeve të lira sistemit bankar. Sot bankat kanë më pak teprica likuditeti, edhe për shkak të frenimit në rritjen e depozitave. Përmirësimi i ngadaltë i kredisë dëshmon gjithashtu se bankat po marrin më shumë rreziqe në investime me kthim më të lartë, përmes huadhënies për sektorin privat.

Pothuajse e gjithë rritja e kredisë për ekonominë ka ardhur në monedhën vendase, fakt që dëshmon se bankat po gjejnë më shumë alternativë në huadhënie. Ndryshimi i raporteve mes kërkesës dhe ofertës gjatë muajve të fundit sidoqoftë ende nuk ka sjellë rritje drastike të interesave.

Në ankandet e të martës, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 3.54%, në rritje të lehtë nga niveli 3.51% i ankandit paraardhës. E papërfillshme ishte edhe rritja e interesave në ankandin e bonove 3 mujore, në 3.23%, nga 3.22% në ankandin e mëparshëm.

Gjithsesi, norma kaq të ulëta interesash i kanë bërë bankat të tregojnë gjithnjë e më pak vëmendje ndaj financimit të borxhit qeveritar, për t’u orientuar nga kreditimi i ekonomisë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE