Boom rastesh të reja Covid dhe pothuajse aspak të intubuar...çfarë po ndodh në Francë?

Boom rastesh të reja Covid dhe pothuajse aspak të intubuar...çfarë po ndodh në Francë?

Franca mund të thuhet se po përballet me një valë të dytë të Covid. Shifrat e fundit janë vërtetë të frikshme: gati 25,000 raste të reja në tre ditë, me 7,000 raste të reja të raportuara të dielën, pas 8,500 të raportuara të shtunën dhe 9000 të premten, kurse të hënën 4000.

Parisi është i shqetësuar se "në 15 ditët e ardhshme do të ketë një rritje, jo masive, por gjithsesi rritje në numrin e rasteve të sëmurë rëndë" - tha Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, - i cili shtoi se “situata në spital, megjithë numrat në rritje është shumë e ndryshme karahasuar me muajin mars”.

Shumë raste të reja të identifikuara në fakt janë asimptomatike ose në çdo rast jo raste serioze, që do të thotë se ngarkesa virale (dmth sasia e virusit e pranishme në trup) është më e ulët se më parë, dhe për këtë arsye spitalet dhe repartet e reanimacionit nuk janë në vështirësi.

Në Francë, po pyesin se çfarë po ndodh ndërsa ekspertët po përpiqen të formulojnë disa hipoteza. 

Së pari, virusi është vërtetuar që është virulent por i ka rënë agresiviteti

Së dyti, tani në Francë po bëhen shumë më tepër se më parë teste tamponi, rreth 550 mijë deri 1 milion në një javë

Pavarësisht kësaj, rritja e infeksioneve është e konsiderueshme dhe ka kaluar nga rreth 1% në javë në 4% dhe nuk shpjegohet se si është e mundur që në pak më shumë se një muaj rastet të jenë më shumë se katërfishuar. 

Sipas Ségolène Aymé, nga Laboratori kërkimor ‘Inserm’, çelësi për të kuptuar situatën aktuale është një tjetër. 

"Nuk ka nevojë të kërkojmë shpjegime të komplikuara…Ndoshta virusi qarkullon në një nivel të lartë, por dinamika tani është shqetësuese te segmentet e reja të shoqërisë: kjo është arsyeja pse rastet serioze janë relativisht të pakta. Njerëzit më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit, e mbrojnë veten më mire” – tha Aymé

Qarkullimi i virusit tani është midis moshave 20 - 40 vjeç, kryesisht asimptomatik dhe me ndërlikime të rralla të infeksionit. Sipas studiuesit, për këtë arsye mund të thuhet se "modeli i transmetimit" ka ndryshuar.

Mircea Sofonea, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Montpellier, shpjegon pse rastet e shtrimit në spital janë ende relativisht të ulëta krahasuar me numrin e madh të të infektuarve.

Sipas profesorit, ekziston një "mospërputhje" midis rritjes së numrit të rasteve të zbuluara dhe asaj të numrit të njerëzve të shtruar në spital, ose vdekjes, për shkak të kohës së inkubacionit (duke filluar nga pesë në shtatë ditë) dhe më pas për përkeqësimin e sëmundjes ( nga shtatë në dhjetë ditë) dhe kjo është arsyeja pse Ministri Véran mbetet i kujdesshëm në lidhje me parashikimet e shtrimit në spital. 

"Ka mesatarisht rreth tre ose katër javë midis ngjitjes dhe vdekjes" - shpjegoi profesor Sofonea: prandaj duhet të presim për katërmbëdhjetë ditët kanonike që kalojnë midis kontaminimit dhe shtrimit në spital, pastaj nga tetë në gjashtëmbëdhjetë ditë të tjera para vdekjes së mundshme "në varësi të trajtimit ose profilit të pacientit ”, për të kuptuar nëse do të gjendemi para një vale të re pacientësh që do të bllokojnë kujdesin intensiv apo jo.

Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë me hapjen e shkollave, të cilat në Francë u rihapën më 1 shtator. Tre ditë pas kthimit të nxënësve në klasa, 22 shkolla në Alpe u mbyllën për karantinë. Sipas rregullave franceze, në fakt, nëse ka më shumë se 3 raste të Covid19, mbyllja e shkollës është e detyrueshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik