Rreth 300 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës me intensitet të lartë. Kalimi është i pamundur, ndonëse borëpastrueset janë në terren. Në mjete ka edhe fëmijë dhe gra, ndërsa qytetarët i thanë redaksisë së Report Tv se janë të bllokuar që prej orës 13:00, pra prej gati 6 orësh.
Ndërkohë, rreth 100 mjete kanë mbetur të bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan.
“Situata e fundit nga moti në Dibër, ora 18:00
Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.
Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.
Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë, i bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës - Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët
Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative. ”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dëborës bllokojnë 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi - Maqellarë! Evakuohen 50 pasagjerë! Dibra pa drita (VIDEO)
