Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës ka nisur të përmirësohet, por nuk mungojnë problematikat. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile në prefekture, prej mbrëmjes të së shtunës reshjet e shiut dhe dëborës janë ndërprerë, duke ju lënë vendin ngricave.
Në zonën e Mirditës trashësia e dëborës arrin nga 20 deri në 50 cm, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -4 gradë celsius, ku në rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Fan, Orosh, Kaçinar dhe Selitë ka prezence ngricash dhe kalimi i mjeteve është i pamundur.
Prej mbrëmjes të së shtunës punëtor dhe mjete të Bashkisë Mirditë janë angazhuar për hapjen e rrugëve në zonën e Fanit dhe të Oroshit, ndërsa probleme raportohet të ketë edhe me furnizimin me energji elektrike.
Fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf dhe Shëngjergj janë na erresire, e po ashtu dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin ndodhen pa energji elektrike për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar linjat nga stuhia e fortë e një dite më parë.
Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonat ku mungon, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga sektori i Mbrojtjës Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë.
Bashkia Kurbin
Nuk raportohen problematika deri në këto momente.
Në disa fshatra ka mungesë te energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.
Bashkia Mirditë
Situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë.
Në njësinë administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende.
Energji elektrike nuk ka në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.
Ka prezence akulli ne rrugët që lidhen fshatrat me Njësite Administrative dhe ne disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve.
Ka filluar puna për hapjen e rrugëve te bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.
Grupet e punës të OSSHE do të jenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara.
Nga policia e qarkullimit rrugor janë marr masat për monitorimin e qarkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetem me zinxhir.
Mungese furnizimi me uji nuk raportohet.
Lajmi kryesor: