Bora dhe shiu 'pushtojnë' vendin, OSHEE: Raportohen defekte, më të prekura janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës (FOTO)
Punonjesit e OSHEE ne Kukes
Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa shiu ka "pushtuar" Tiranën dhe disa qarqe të tjera.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndodhet në terren dhe po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vend.
Përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se si pasojë e motit të keq raportohen defekte kryesisht në zonat veriore, dhe bëhet fjalë për këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.
Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.
Reshje shiu që kanë sjellë dhe përmbytje ka pasurnë Vlorë, ndërsa dëborë në Kukës dhe në Dibër.
"Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme. OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.
Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq. Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve. Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët", thuhet në njoftimin e OSHEE.
Lajmi kryesor:
Dëbora zbardh veriun e vendit! ARRSH: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset! Përmbytje në portin e Vlorës! Pezullohen lundrimet (VIDEO)
Ora 17:20
Bora dhe shiu 'pushtojnë' vendin, OSHEE: Raportohen defekte, më të prekura janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50.1%
-
Barazim
31.5%
-
Fiton Shqipëria
18.4%
Vota total: 565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja e parë e komunitetit rom në listat e PS në Vlorë, Ina Majko: Historike, kandidoj në kushte të barabarta! Partia ka marrë risk
20 Mars, 14:11
-
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe sasi eksplozive në kallëpe në Vlorë, arrestohet 57-vjeçari! I mbante për llogari të grupeve kriminale (EMRI)
20 Mars, 10:43
-
‘Report TV’ në shpellën e shkruar të Lepenicës ku fshihet historia 5 mijë vjeçare! Arkeologu: Piktogramet mund t’i shpëtojmë nëse shpallet monument kulture
19 Mars, 15:46
-
Operacioni ‘Kilovati’ në Gjirokastër/ Instalonin matës të energjisë elektrike pa regjistrim, ekzekutohen 16 masa sigurie! Në pranga punonjës dhe ish punonjës të OSHEE
19 Mars, 10:50
-
Zbulohet një shtëpi bari në Laknas/ Arrestohet një punonjës i OSHEE, shoqërohen dhe dy vëllezër
18 Mars, 22:38
-
Shpejtësi e lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar
18 Mars, 14:50
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
Temperatura të ulëta dhe vranësira të herëpasshershme...parashikimi i motit për sot
18 Mars, 07:25
-
Vlorë/ Bllokohet rruga Kuç-Qeparo, shkak erozioni i dherave dhe inerteve! Njoftohen ARRSH, nënkontraktori dhe Policia (VIDEO)
17 Mars, 15:32
-
Java nis me ulje temperaturash, shi dhe dëborë në disa zona, Anira Gjoni për Report Tv: Të premten rikthehet dielli
17 Mars, 14:13
-
Vlorë/ Keqtrajtoi foshnjën 5-muajshe duke e përplasur në trotuar, Policia: Nëna 37-vjeçare u mor nën akuzë, hetimet i ndjek Prokuroria
17 Mars, 12:16
-
Mos harroni çadrat, reshje shiu në të gjithë territorin
17 Mars, 07:45