Bora e dendur, kaos në Britani;
dhjetëra fluturime të anuluara

Bora e dendur, kaos në Britani;<br />dhjetëra fluturime të anuluara<br>
Britania e Madhe është përfshirë nga kaosi si pasojë e borës së dendur që ka rënë nga mbrëmja e djeshme dhe paraditen e së dielës, e konsideruar si më e madhja në 4 vjet.

Për pasojë, qindra shkolla do të qëndrojnë të mbyllura në ditët e ardhshme, me temperaturat që parashikohet të bien deri në minus 15 gradë, sidomos në Uells. Sipas raportimeve të medieve britanike, të gjithë aeroportët londinezë kanë sinjalizuar vonesa në operacionet e tyre dhe shumë kompani janë detyruar të anulojnë fluturimet.

Operatorë të shumtë janë të angazhuar për të pastruar borën dhe akullin nga pistat. Në Heathrow anulimet e fluturimeve kanë qenë të shumta, në Stansted ka pasur vonesa, ndërsa në Gatwick situata ka qenë disi më e qetë. Kompanitë e fluturimit kanë paralajmëruar pasagjerët që të kontrollojnë nëse avioni i tyre është operativ përpara se të nisen për në aeroport.

Edhe në Europë fluturimet e anuluara kanë qenë të shumta, sidomos në Gjermani, por edhe në Zvicër, kryesisht në aeroportin e Zyrihut. 

g.f. / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Listë e hapur 2/3? Bazuar në zgjedhjet e kaluara vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë parapëlqyese, 100 nga kryetari

Listë e hapur 2/3? Bazuar në zgjedhjet e kaluara vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë parapëlqyese, 100 nga kryetari