Prej mëngjesit të sotëm rruga që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë, është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve, madje edhe pa zinxhirë.
Ndërsa këshillohet evitimi i kalimit në Qafë-Qarr, për shkak të akullit. Komuna të thella malore në qarkun e Gjirokastrës, Përmet dhe Korcë, Dibër, Kukës, Malësi e Madhe janë të bllokuara nga bora.
Drejtoritë rajonale të rrugëve po punojnë për të mbajtur të hapura rrugët nacionale duke hedhur skorje dhe pastruar borën me borëpastruese.
Në Gjirokastër disa lagje si Dunavat, Gërhot si dhe komunat Cepo, Picar, Idrie, Lunxhëri, Dropull, Antigone, prej dy ditësh mungon energjia elektrike.
