Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski

Dëbora e parë e këtij viti edhe pse jo me intensitet të lartë bëri që fshatrat turistik të qarkut të Korçës të mbulohen nga bardhësia.

Fshati i Dardhës këtë fundjavë tërhoqi vëmendje e vizitorëve të shumtë, të cilët iu drejtuan Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit për të kaluar fundjavën.                                                                                                         

Duket se vëmendjen e turistëve të huaj  këtë fundjave e tërhoqi Dardha e zbardhur me dëborë, megjithëse jo mjaftueshëm për të bërë ski. Turistët nga Brazili tregojnë se fshati turistik është një ndër destinacionet e tyre të preferuar për shkak të "dimrit të bardhë".              

‘Unë quhem Edro dhe jam nga Brazili. Është viti im i 4-t në Shqipëri e dashuroj këtë vend. Më pëlqen këtu se është shumë ftohtë dhe është afër qytetit të Korçës. Po unë vij çdo vit në Dardhë me familjen time për të bërë ski, për të shpenzuar kohë me familjen është një vend i mrekullueshëm’, tha një turistë.

‘Edhe unë jam nga Brazili, por për mua është hera e parë këtu. Më pëlqen shumë, ky vend është shumë i bukur sidomos në dimër. Në Dardhë më pëlqen ajri i freskët, dëbora është shumë bukur këtu. Po i rekomandoj të gjithë të vijnë në Dardhë.  Jam shumë e emocionuar saqë nuk kam fjalë për këtë moment’, tha turisti.

Sipas informacioneve nga operatorët turistik fundjava mbushi plotësisht ambientet akomoduese, ndërsa dëbora e rënë gjatë mëngjesit të së shtunës nuk krijoi bllokime në qarkullim apo problematika për drejtuesit e automjeteve.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar