Bora kaplon Korçën dhe lë pa drita disa fshatra, elektricistët në terren! Prefekti i qarkut: Situata nën kontroll! Në errësirë edhe zona rreth Kalasë së Dodës në Dibër

Bora kaplon Korçën dhe lë pa drita disa fshatra, elektricistët në terren! Prefekti i qarkut: Situata nën kontroll! Në errësirë edhe zona rreth Kalasë së Dodës në Dibër

Stuhia, temperaturat e ulëta dhe dëbora kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, duke shkaktuar problematika, kryesisht në zonat malore. Një ndër sfidat më të mëdha me të cilat po përballen banorët e zonave të prekura, është mungesa e energjisë.

Prej disa ditësh banorët e zonave të Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë, në Korçë, po përballen me të ftohtin dhe errësirën për shkak të mungesës së energjisë.

Si pasojë e motit të keq, i cili vijon të shoqërojë qarkun e Dibrës, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona. Kushtet e motit kanë rrëzuar shtyllën e fiderit Sllovë, përgjatë aksit Ceren dhe Vosije.  Pa energji elektrike janë zonat e Njësisë Administrative Kala e Dodës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Dëbora mbulon Dibrën, dëmtohet shtylla, pa drita zona rreth Kalasë së Dodës, OSHE: Jemi ne terren

Si pasojë e motit të keq, i cili vijon të shoqërojë qarkun e Dibrës, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona

Siç shihet nga video, kushtet e motit kanë rrëzuar shtyllën e fiderit Sllovë, përgjatë aksit Ceren dhe Vosije.  Pa energji elektrike janë zonat e Njësisë Administrative Kala e Dodës.

Prej disa ditësh qarku i Dibrës është mbuluar nga petku i bardhë, i cili ka sjellë problematika të shumta. Puna për rikthimin e energjisë elektrike vijon të jetë intensive, megjithatë, relievi dhe kuhte atmosferike e vështirësojnë punën.

 

Ora 12:38
Bora kaplon Korçën dhe lë pa energji elektrike disa fshatra, elektricistët në terren! Prefekti i qarkut: Situata nën kontroll, akset rrugore të kalueshme

Stuhia, temperaturat e ulëta dhe dëbora kanë kapluar Korçën, duke bërë që në shumë fshatra të shkaktohen probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

Prej disa ditësh në kushte të vështira atmosferike po punojnë elektricistët e OSSH-së për të rikthyer në punë linjat e dëmtuara në zonat Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë.

Përveç dëmeve në linjat TM të OSSH, si pasojë e motit të keq me reshje bore në zonën e Korçës, një tjetër faktor negativ, që ka shkaktuar vonesë në rikthimin e energjisë elektrike, kanë qenë defektet në linjat 35kV të HEC Nica dhe Gjoka (Shalës).

Lidhur me problematikat e shkaktuara nga moti i ditëve të fundit, ka folur edhe prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, i cili cilësoi faktin se situata është e qëndrueshme dhe për shkëputjen e energjisë po punohet intensivisht.

 “Situatën e vlerësoj shumë të qëndrueshme. Të gjitha rrugë kalimet nacionale ato që menaxhohen nga ARRSH janë të gjitha të kalueshme pa asnjë problem. Të gjitha mjetet janë në krye të detyrës. Ka pasur probleme me rrugët vendore ato që menaxhohen nga bashkitë veccanërisht në zonat e thella por edhe në njësitë administrative gjatë ditës së parë edhe të dytë. Në këtë moment pjesa më e madhe e rrugëve për në qendrat administrative janë të hapura. Por ka probleme edhe për disa zona të thella të veçuara, ka në zonën e Mokrës, Panariti tashmë kam informacion që është në përfundim të hapjes, Nikolica e bllokuar për një moment por përsëri u gjend zgjidhja, përgjithësisht janë zona që kërkojnë menaxhim të mirë, hartimin e marrëveshjeve në mënyrë që kur bëhet investimi kompania të mbajë përgjegjësi edhe për hapjen e rrugës por edhe bashkitë duhet të marrin më tepër përgjegjësi në ato raste kur ka punime në ato zona ose që është dhe përgjegjësia e drejtpërdrejtë e bashkive. Çështja e energjisë është një nga më problematiket në këtë fazë. Është dimër i veçantë që me jo shumë me rrëshajë dëbore krijoi një problem i cili po analizohet nga OSHEE nga ekspertët, po punohet nga të gjithë, dua të falënderoj bashkitë të cikat kanë vënë personel në ndihmë të grupeve të OSHEE-së për ti ndihmuar, situata është e vështirë do të dalin në përfundim se nga ka ardhur kjo, sigurisht ka rrjete të amortizuara, do ta thonë ekspertët se çfarë ka ndodhur. Do të merren masa për investime edhe në zonat më të thella aty ku mungon tashme energjia. Realisht po punohet në mënyrë maksimale në kushte edhe të temperaturave të ulta.”, tha ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 14/12/2021 17:12

    Punonjesit e elektrikut duhet te punojne duke zbatuar rregullat e sigurimit teknike, drejtuesit e tyre qe mos te kene probleme me drejtesine duhet te paralajmerojne punonjesit e tyre, po shikojme qe hypin ne shtylla pa ???? helmete ne Koke , nese ndodh ndonje aksident me vdekje ,sic i ndodhi nje punonjesi te bashkise se nje qyteti i cili nuk kishte vendosur ???? helmet,para disa kohes humbi jeten pasi u rrezua duke prere deget e nje peme , drejtuesit do te pergjigjen penalisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët